Libra nga fusha e Shkencës Politike

 Teoritë e Politikës së Jashtme

Titulli: Teoritë e Politikës së Jashtme
Autori:Radovan Vukadinoviq
Viti i botimit: 2008

Libri i Prof. Dr. Radovan Vukadinoviqit “Teoritë e Politikës së Jashtme” merret me analizimin e raporteve në mes të politikës së jashtme dhe asaj të brendshme, përcaktuesit, aktorët, procesin e vendimmarrjes, qëllimet, sistemin, krahasimin dhe mjetet e veprimit në politikën e jashtme. Autori me një gjuhë të nivelit të lartë shkencor arrin në përfundimin se zhvillimi i shkencës mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, nxit me të madhe studimin e politikës së jashtme me metoda shkencore. Ky libër është shumë i përshtatshëm për studentët e nivelit master të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë.
  Download / Shkarko

 Hyrje në Shkrimin Akademik
 

Titulli: Hyrje në Shkrimin Akademik
Autori: Hajdin Abazi
Viti i botimit: 2008

Në epokën e globalizimit, kur kërkohet një administratë efikase dhe të aftë për të komunikuar dhe për t’u shprehur në mënyrë adekuate, është e nevojshme njohja e shkrimit akademik. Ky vëllim përmban elementet themelore të shkrimit akademik, sikurse është përpunimi i idesë, mbështetja teorike dhe burimet, si shkruhet dhe cilat janë tiparet e shkrimit akademik. Libri është i pajisur me shpjegime teorike dhe shembuj, kështu që ndërlidhja e tyre e bën të kuptueshme materien dhe mundëson familjarizimin me shkrimin akademik.
  Download / Shkarko

 Hyrje në Integrimet Evropiane
 

Titulli: Hyrje në Integrimet Evropiane
Autori: Anton Bebler
Viti i botgimit: 2008

Fjalën Evropa e kanë fituar kombet e kontinentit tonë nga grekët e vjetër. Helenët atë e kanë marrë prej fenikasve, popullit të marinarëve dhe tregtarëve të famshëm nga bregdeti i Libanonit të sotëm. Ndërthurja dhe lidhshmëria ndërmjet shoqërive në kontinentin evropian zhvillohet gjatë shumë mileniumesh – shumë gjatë edhe me luftëra dhe me pushtime, me zhvendosje dhe me përzierje të popullsisë, me tregti, me këmbim dhe me bartjen e dijeve dhe shkathtësive.
  Download / Shkarko

 Ekonomia Ndërkombëtare
 

Titulli: Ekonomia Ndërkombëtare
Autori: Skender Berisha
Viti i botimit: 2008

Tregtia e jashtme, nga njëra anë, është faktor që mundëson dhe nxiton ndarjen ndërkombëtare të punës, kurse, nga ana tjetër, zhvillimi i tregtisë së jashtme varet nga zhvillimi i ndarjes ndërkombëtare të punës. Prandaj, mund të thuhet se në shoqërinë bashkëkohore, tregtia e jashtme ka rol të dyfishtë: njëherë ajo është rezultat i ndarjes ndërkombëtare të punës, kurse herën tjetër, faktor që e zhvillon ndarjen ndërkombëtare të punës.
  Download / Shkarko

 Bazat e Diplomacisë

Titulli: Bazat e Diplomacisë
Autori: Milan Jazbec
Viti i botimit: 2008

Libri i diplomatit nga Sllovenia Milan Jazbec, i cili njëherit është edhe Ligjërues në Kolegjin Universitar “Victory”, shpjegon nocionin e “Diplomacisë”, paraqet llojet e diplomacisë dhe përshkruan organizimin e diplomacisë. Kapituj të veçantë autori ju kushton Ministrisë së Jashtme, Përfaqësive diplomatike dhe të drejtës diplomatike dhe konsullore. E veçantë e këtij libri është lidhja në mënyrë të shkëlqyeshme e diplomacisë si teori, me diplomacinë si praktikë. Në fund të librit janë të përfshira edhe dy dokumentet bazë të veprimit diplomatik: Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike (1961) dhe Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Konsullore (1963). Libri preferohet si libër bazë për studentët e vitit të dytë të drejtimit Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.
  Download / Shkarko

 Diplomacia


Titulli: Diplomacia

Autori: Geoff R. Berridge
Viti i botimit: 2007

Profesori i Universitetit të Leicesterit Geoff R. Berridge ka përgatitur një nga librat më të mirë teorik në lidhje me diplomacinë.  Këtë libër autori Berridge e fillon me shpjegimin e zanafillës, zhvillimit, rolit dhe ndërtimit të Ministrisë së Jashtme. Në kapituj të veçantë studiuesi britanik paraqet para lexuesit fazat e negocimit, që nga paranegocimi e deri te arritja e marrëveshjeve, bën ndarjen shkencore në mes të diplomacisë bilaterale dhe multilaterale si dhe asaj konvencionale dhe jokonvencionale. Një kapitull i veçantë i kushtohet artit të negocimit. Libri është shumë i përshtatshëm për studentët e vitit të dytë të drejtimit Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, por preferohet edhe për profesionistët e angazhuar në përfaqësitë diplomatike dhe Ministrinë e Jashtme.
  Download / Shkarko

 Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare
 

Titulli: Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare
Autori: Radovan Vukadinoviq
Viti i botimit: 2006

Profesori i Universitetit të Zagrebit dhe njëherit ligjërues në Kolegjin Universitar “Victory” Radovan Vukadinoviq, në këtë libër, përpos kuadrit teorik të vëzhgimit modern të marrëdhënive ndërkombëtare, shpjegon detalisht faktorët, tipet, subjektet, mënyrat dhe mjetet e komunikimit në marrëdhëniet ndërkombëtare.  Vukadinoviq konstaton se rritja e interesit për marrëdhëniet ndërkombëatre vjen si pasojë e përmbajtjeve dhe formave të reja të veprimit ndërkombëatre tepër të degëzuar dhe e një lidhjeje në rritje të subjekteve të ndryshme ndërkombëtare. Libri është shumë i përshtatshëm si libër bazë për studentët e vitit të parë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë.
  Download / Shkarko

 Euroatlantizmi
 

Titulli: Euroatlantizmi
Autori: Lidija Çehuliq
Viti i botimit: 2006

Profesoresha e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit Lidija Çehuliq librin e saj “Euroatlantizmi” e ndan në tri pjesë kryesore: “Pjesa teorike e studimit”, “Euroatlantizmi nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri tek Detanti” dhe “Euroatlantizmi në Rendin e Ri Botëror”. Autorja konstaton se mbi bazën e lidhjeve kulturore, ekonomike dhe religjioze, SHBA kanë gjetur në Evropë aleatët më të fortë, por gjithashtu edhe një treg të ri të rëndësishëm, mbi bazën e të cilave u zhvilluan integrimet euroatlantike që nga LDB e deri më sot. Libri është mjaft i përshtatshëm për studentët e vitit të parë në master dhe për të interesuarit në fushën e sigurisë ndërkombëtare.
  Download / Shkarko

 Pas Globalizimit
 
Titulli: Pas Globalizimit
Autori: Jasna Plevnik
Viti i Botimit: 2006

Jemi lodhur nga globalizmi! Fjala globalizëm e ka pushtuar gjuhën e shkencës dhe të politikës, në mënyrë sovrane dominon në teoritë dhe në realitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare, është e pashmangshme si në rrugë, ashtu edhe në retorikën politike të burrështetasve dhe të politikanëve, aq shpesh përdoret sa që është bërë i tepërt, kështu që na duket se për globalizmin dhe për ndikimin e tij në rendin botëror, shtetin dhe individin dimë çdo gjë.
  Download / Shkarko