Kolegji Victory
  Home | Kontakt | Sitemap   Webmail Login

 @kuvictory.com
 

Broshura BACHELOR

Broshura MASTER

Katalogu i BOTIMEVE
 
Kolegji Victory
   
 
 
LIGJĖRATĖ ME TEMĖN MBI NATO-n

Kjo ishte një temë e ndërlidhur me aktualitetin dhe me zhvillimet më të reja dhe ende në proces.

Në ligjëratën e mbajtur me temën mbi NATO-n, nga Prof.dr.Radovan  Vukadinoviç, ligjërues në Universitetin e Zagrebit, në SHBA dhe  ligjërues në Kolegjin "Victory" në Prishtinë, ai, ndër të  tjera, shpjegoi për samitin e Bukureshtit, pranimin e Shqipërisë dhe  të Kroacisë në NATO si dhe përdorimin e vetos nga ana e Greqisë për shkak të kontestimit të emrit të shtetit Maqedon.

 Më tej, profesori shpjegoi edhe arsyen mbi refuzimin e kërkesës së  ShBA-së që në këtë samit t’u jepej ftesa edhe Ukrainës dhe Gruzisë.

 Një ndër arsyet kryesore të mos marrjes së ftesës nga ana e Ukrainës  dhe Gruzisë, sipas profesorit Vukadinoviç, ishte edhe arsyeja  gjeopolitike dhe gjeostrategjike, që në fakt paraqiste problem  kërcënimi për shtetin e Rusisë, ngase Ukraina është në kufi me Rusinë.

 Pastaj, profesori shpjegoi edhe për tentimin amerikan të vendosjes së  qendrës së radarëve dhe të raketave në Çeki dhe Poloni. Profesori i  njohur kroat shpjegoi edhe për problemet ekonomike të paraqitura me  rastin e ngritjes së çmimit të naftës si dhe mundësinë e paraqitjes së  krizave në të ardhmen.

Në ligjëratë merrnin pjesë një numër i madh i studentëve dhe të profesorëve të Kolegjit “VICTORY”.

 




 
Kolegji Victory