Kolegji Victory
  Home | Kontakt | Sitemap   Webmail Login

 @kuvictory.com
 

Broshura BACHELOR

Broshura MASTER

Katalogu i BOTIMEVE
 
Kolegji Victory
   
 
 
DIPLOMOI GJENERATA E PARĖ E STUDENTĖVE BACHELOR DHE MASTĖR

Pas tri vite pune dhe përkushtimit të lartë akademik, diplomoi gjenerata e parë e studentëve të nivelit Bachelor dhe të nivelit Master.  Ceremonia e diplomimit u organizua në Hotel “VICTORY” ku qenë te pranishëm stafi akademik, studentët dhe familjaret e tyre. 

Nga ana e stafit akademik të Kolegjit “Victory” fjalën e morën Prof. Dr. Fehmi Pushkolli, kryetar i Senatit, Prof. Dr. Ivo Andrijaniç, rektor, Dr. Sc. Bedri Selmani, themelues dhe Prof. Dr. Martin Berishaj, dekan.

Të sapodiplomuarit të të dy programeve u graduan me titullin akademik  Bachelor të Shkencës(Ba.Sc.),ndërsa të diplomuarit e magjistraturës u graduan me titullin akademik Master të Shkencës (Mr.Sc).

Studentët e përfunduan me sukses vitin akademik, realizuan praktikën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë me ç`rast dhe u pajisen me certifikata nga kjo Ministri  si dhe janë përgatitur për studime në vijim e për angazhime në mënyrë profesionale.

 Në fjalimin përshëndetës  Dr. Sc. Bedri Selmani,  theksoi se kjo ceremoni diplomimi shënon përmbushjen e misionit të studentëve tanë dhe realizimin e vizionit  të Kolegjit “VICTORY” për të krijuar kuadro të cilat i nevojiten shtetit të ri të Kosovës.

Kolegji u nderua edhe me pjesëmarrjen e Dr. Sabri Kiçmarit,  profesor  në Kolegjin tonë,që gjithashtu është ngarkuar me detyrë si ambasador i Republikës së Kosovës në Austri. Në fjalën e tij, z. Kiçmari i inkurajoi të sapodiplomuarit që të konkurrojnë nëpër instanca të ndryshme të mekanizmave shtetëror të Republikës së Kosovës, duke shprehur bindjen se të diplomuarit në Kolegjin “VICTORY” do të jenë të suksesshëm në konkurrencë, në punë dhe në përfaqësim.

 Në emër të qeverisë studentore të pranishmit I përshëndeti nënkryetari Agron Istrefi, student në Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

 




 
Kolegji Victory