Kolegji Victory
  Home | Kontakt | Sitemap   Webmail Login

 @kuvictory.com
 

Broshura BACHELOR

Broshura MASTER

Katalogu i BOTIMEVE
 
Kolegji Victory
   
 
 
Departamenti pėr punėsim

DEPARTAMENTI PËR PUNËSIM DHE AVANCIM TË KUADROVE
(CAREER CENTER)
 
Departamenti për Punësimin dhe avancimin e kuadrove punon kryesisht me qëllim të krijimit të qasjes së studentëve tek punëdhënsit potencial.
 
Veç të tjerash Departamenti në fjalë ofron këto shërbime:
 
Hulumtimi mbi përgatitjen profesionale të studentëve – Në këtë aspekt është përpiluar një pyetësor nga Departamenti i Punësimit me mëse 13 pyetje me qëllim të identifikimit të fushës së karrierës të cilën studentët e preferojnë, pyetësori është realizuar me shumicën e studenteve te Kolegjit “Victory.” Nga ky pyetësor janë nxjerr statistika te vlefshme në lidhje me funksionimin e departamentit tonë.
 
Tabela për Mundësi Punësimi – Ekziston tabela për mundësi punësimi (Bulletin Board), në të cilën për studentët paraqiten shpalljet e vendeve të punës të hapura, tabela freskohet çdo javë dhe minimum 5 vende të lira pune paraqiten në të. Hulumtohet në lidhje me konkurset për punë në shtypin ditor dhe faqet e internetit, të cilat vende pune u dërgohen studentëve, po ashtu me e-mail.
 
Trajnim për përpilimin e CV – Për të qenë sa më profesional në paraqitjen tek punëdhënësit potencial, ne u mbajmë trajnime studentëve, në lidhje me përpilimin e CV profesionale, trajnimi zgjat dy javë dhe është i hapur për të gjithë studentët.
 
Trajnime për paraqitje profesionale në intervista punësimi– Këto ligjërata janë të hapura për të gjithë studentët, në varësi nga nevoja e tyre, për të cilën duhet të paralajmërohet paraprakisht.
 
Marrëveshje me punëdhënësit potencial–Departamenti për Punësim punon në krijimin e marrëdhënieve bilaterale mes universitetit tonë dhe punëdhënësve potencial. Marrëveshje të tilla universiteti ka nënshkruar me disa punëdhënës shumë prestigjioz në vend përfshirë bankat, zyret diplomatike si dhe kompani të suksesshme.
 

 
Kolegji Victory