Kolegji Victory
  Home | Kontakt | Sitemap   Webmail Login

 @kuvictory.com
 

Broshura BACHELOR

Broshura MASTER

Katalogu i BOTIMEVE
 
Kolegji Victory
   
 
 
Jeta studentore

Qeveria Studentore është organizatë vetë-qeverisëse nga dhe për studentët e Kolegjit “Victory”. Qeveria Studentore punon në përmirësimin e kualitetit të jetës studentore këtu në Kolegjin tonë dhe shërbën si instrument përmes të cilit studentët tanë munden kolektivisht të ndikojnë në vendimet në lidhje me aktivitetet studentore, planin mësimor akademik, politikat dhe çështje të tjera.

 

Qeveria Studentore e Kolegjit përfaqëson të gjithë studentet e Kolegjit Victory. Këshilli I Studentëve përfaqësohet nga organi I zgjedhur, I quajtur Komiteti Ekzekutiv, I cili ka Presidencën dhe Sekretariatin. Ata së bashku janë të përgjegjëshëm për vendosjen e qellimeve afatgjata të Keshillit Studentor, të organizojnë ngjarje të ndryshme studentore,të menagjojnë fondet financiale të Këshillit Studentor, të bëjnë ndarjen e fondeve për klubet studentore dhe projektet potenciale, dhe të merren me sugjerimet dhe qështjet e ngritura nga studentët lidhur me programet,lëndët dhe klasët.

 

Anëtarët e Këshillit Studentor ndajnë funkcione të ndryshme në mës vete, si pershembull të merren me qështje kulturore dhe aktivitete sportive dhe sigurisht t’iu ndihmojnë Klubeve Studentore me qëllimet e tyre. Qeverisa Studentore  dotë sigurojë që interesat e studentëve të përfaqësohen në mënyrë sa më të denjë nga Administrata e Kolegjit, stafi dhe profesorët. Në mënyrë që kjo të vërtetohet, Komiteti Ekzekutiv do të bëjë pyetësor dhe sigurisht mbledhje të hapura ku studentët do të kenë mundësi të marrin pjesë.

 

Pjesëmarrja në Qeverinë Studentore, klubet e Kolegjit dhe klubet sportive inkurajohen nga KOlegji “Victory”, duhet të ceket që fokusi primar I Kolegjit Victory është  ngritja e nivelit të mësimit dhe karrierës suaj. Të jeni pjesë e aktiviteteve të Qeverisë Studentore është një eksperiencë e shkëlqyeshme  dhe një plus I vleshëm për CV-të e studentëve.


 
Kolegji Victory