Kolegji Victory
  Home | Kontakt | Sitemap   Webmail Login

 @kuvictory.com
 

Broshura BACHELOR

Broshura MASTER

Katalogu i BOTIMEVE
 
Kolegji Victory
   
 
 
Studenėt

OPINIONET E STUDENTEVE
 
Përveç përkujdesjes tonë profesionale në mësimdhënie, gjithashtu kujdes të veçant i kushtojmë mësimnxënies. Andaj, në këtë kontekst ne për çdo semestër organizojmë evaluimin e studentëve për profesorët e tyre në menyrë që të kemi një pasqyrë reale rreth kontributit që profesori jep ndaj studentëve dhe raportit reciprok profesor-student.

Ja se ç’thonë studentët për ne:


Nga përvoja ime gjatë një viti të studimeve në Kolegjin Universitar "Victory" mund të them se profesorët tanë janë me njohuri moderne evropiane, të angazhuar në ndihmë të studentëve dhe njëherit janë shumë të afërtë dhe të kulturuar. Ata japin maksimumin nga vetëvetja, e për këtë edhe presin dhe kërkojnë shumë nga ne - dhe kjo është nxitje e vazhdueshme për studim si dhe shkaku i suksesit tim të lartë që kam arrit. Prandaj konsideroj se kam pasur fat që jam regjistruar në Kolegjin Universitar "Victory"
 

 Kosovare Abazi



Në mesin e shumë kolegjeve, unë zgjedha Kolegjin Universitar “Victory” për shumë arsye positive e njëra ndër to është edhe vetë emri “Victory.” Jam shumë fatlum që nuk më kanë tradhëtuar mendimet e mia.
 

 Ilir Parduzi



Arësyet kryesore që unë vendosa të studioj në Kolegjin Universitar “Victory” janë: drejtimi që unë e kam dëshiruar (Diplomacia), kushtet e mira që ofrohen për studentë, literatura në gjuhën shqipe e mjaftueshme për studime, kurse të gjuhëve të huaja, profesorët me renome botërore dhe përgatitja e tyre profesionale.
 

 Behar Sherifi



Mendova të studioj në Kolegjin Universitar “Victory.” Banimin e ndërrova, shoqërinë e ndërrova, mirëpo të gjitha u zëvendësuan; çdo ditë e më tepër bindem që vendimi im ka qenë i qëlluar.
 

 Shpresa Berisha



Drejtimet që ofrohen në Kolegjin Universitar “Victory” janë prioritare në tregun e punës dhe dijes. Kolegji Universitar “Victory” është një kolegj me nje kapacitet të studimeve me përmasa evropiane. Këtu kushtet për studetë janë shumë të favorshme, ka material të mjaftueshëm për studime, dhe shërbimet administrative janë shumë cilësore.
 

 Fitim Syla



Kam menduar shumë gjatë se ku ta filloj karrierën time akademike. Më janë ofruar shumë opcione, mirëpo Kolegji Universitar “Victory” ka qenë vendi i qëlluar për të investuar në të ardhmen time. Këtu kam gjetur krejt çka unë kam dëshiruar: drejtimin që ëndërroja të studioja (Diplomacinë), shoqërinë e mirë, profesorë me renome, dhe kushte shumë të mira për studime. Çdo ditë e konsideroj veten me fat që jam pjesë e saj
 

 Ilir Sinishtaj



 
Në ditët e sotme është e vështirë të gjinden vendet ku njeriu mund të has në shërbime të kompletuara. Çdo ditë kërkesat tuaja modifikohen andaj edhe behet gjithnjë e më vështirë të avancoheni një hap me kohën. Nevoja për arsimim rezultoi në hapjen e shumë objekteve te reja shkollore, por mundësia e ofruar për të zgjedhur mes shumë prej tyre çdo herë e më shumë po krijon dilemë. Ne tashmë e kemi zgjedhur atë dilemë duke zgjedhur atë që është më e mira për ne, duke zgjedhur Universitetin Victory.
E kush më mirë se ne që studiojmë në këtë kolegj dimë të tregojmë për beneficionet e përfituara. Perveç që mësojmë sipas sistemit përkatës arsimor  i cili na mundëson që njëkohësisht të zotërojmë perveç aspekteve teorike edhe zbatimin e tyre praktik, gjë që kompleton aftësitë e tona profesionale. Mënyra sistematike e të mësuarit na mundëson krijimin e kushteve të pershtatshme për mbizotërimin e diciplines në mësim kështu që krijohet  shprehia e leximit, shkrimit, angazhimeve të përditshme ashtu që të jemi gjithnjë në rrjedha me ngjarjet globale. 
 

 Lavdim Grajçevci


 
Kolegji Victory