Kolegji Victory
  Home | Kontakt | Sitemap   Webmail Login

 @kuvictory.com
 

Broshura BACHELOR

Broshura MASTER

Katalogu i BOTIMEVE
 
Kolegji Victory
   
 
 
Profesorėt

OPINIONET E PROFESORËVE
 
Mësimdhënësit tanë kryesorë dhe bartës të disa lëndëve janë profesorë të respektuar universitarë nga Zagrebi, Lubjana, Gjermania dhe Shqipëria, kurse së shpejti edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Qysh tani, pas dy vite të ekzistimit, mund të themi me mburrje se në studimet tona është arritur nivel i lartë i cilësisë së studimit sipas shembullit të botës së zhvilluar.


Kolegji Universitar “Victory” është institucion studimor modern dhe u ofron studentëve kushte për konkurrim me studentë që studjojnë në Perëndim.
 

 Prof.Mr.Sc. SALIHE SALIHU- ABAZI



Dua të shprehë admirimin tim ndaj studentëve, të cilët kam pasur kënaqësinë t’i takoj dhe të punoj me ta. Ata janë shumë kurioz, participojnë dhe shumë të motivuar; pyetjet e tyre nuk ma kanë bërë jetën aspak të lëhtë. Ky është bashkëpunimi më I mirë dhe më frytdhënës që unë mund të imagjinoj në relacionin student-profesor. Gjithashtu dua të falënderoj Kolegjin Universitar “Victory” për ftesën dhe përfshirjen time në këtë grup akademik. Është gjithmonë ngazëllyese të marrësh pjesë në nisjen e projekteve të reja. Të mësosh diplomacinë qëndron këtu; ne të gjithë duhet të komunikojmë, të arrijmë njëmendësi dhe përpiqemi për kuptim më të mirë, qoftë individualisht apo si përfaqësues i shteteve të respektuara të komunitetit ndërkombëtar. Diplomatët gjithmonë kanë një mision, por duhet të qëndrojnë në tokë. Ne punojmë nga prapaskena, por rezultatet tona janë në shërbim të të gjithëve. Bashkohu edhe ti.
 

 Prof.Dr. Sc.Milan Jazbec



Qëllim ynë themelor është të realizohet cilësi në studime, sipas së cilës studentët tanë do të identifikohen në vend, por edhe jashtë tij. Diploma e Kolegjit Universitar „Victory“ duhet të jetë letërnjoftim i studentëve tanë për punësim dhe përparim, por edhe për ndërmarrësi personale në botën afariste.
 

  Prof. Dr.Sc. Ivo Andrijanić, dekan



Kolegji Universitar “Victory” është një dritare për dije, përparim dhe integrim. Këtu hapen rrugët për përfaqësim të Republikës sonë, për sukses në tregtinë e jashtme dhe për drejtësi profesionale! Këtë mundësi nuk duhet lënë rastësisë!
 

 Dr. Sc. SABRI KIÇMARI



Kolegji Universitar Victory prezanton thesar të dijes në lëmë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të diplomacisë, e që bashkëpunon me universitetet më prestigjioze në rajon dhe më gjerë.   Ai nuk është vetëm program studimor, por është diçka më shumë! Është mënyrë e jetës, i cili do të ndryshojë përjetësisht botën tënde dhe do të hapë derën për të kuptuar botën e ardhshme të diplomatit kosovar.
 

 Dr. Sc. MARTIN BERISHAJ



Kolegji Universitar “Victory” ofron llojllojshmëri të studimeve. Me stafin e kualifikuar, që përfshinë gjithashtu profesorët prej vendeve të ndryshme, Kolegji Universitar “Victory” kështu ofron mundësi shumë të mira për edukim themelor dhe të vazhdueshëm në lëmitë që janë relevante për suksesin e Kosovës dhe vendin e saj të respektuar në arenën ndërkombëtare.
 

 Prof. Dr. Sc. ANTON BEBLER



 
Kolegji Victory