Kolegji "Victory" është institucion i akredituar i arsimit të lartë që funksionon sipas plan-programeve të dy fakulteteve të Zagrebit: Departamentit të Tregtisë Ndërkombëtare të Fakultetit të Ekonomisë Afariste “Libertas” në Zagreb dheFakultetit të Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë të Universitetit Publik në Zagreb. Programet mësimore të këtyre dy drejtimeve janë të përpiluara sipas përvojave dhe traditave evropiane në shkollimin e lartë profesional.
Sot dhe në të ardhmen Kosovës i duhen afaristë të përgatitur profesionalisht, të cilët jenë të aftë për të zhvilluar tregti me botën e jashtme apo brenda vendit. Programi Ekonomi Biznesi-Tregtia e Jashtme dhe e Brendshme i përgatitë profesionalisht studentët për të zhvilluar tregti jashtë dhe brenda vendit në kuadër të ndërmarrjeve private, kompanive transnacionale, apo për të përfaqësuar interesat tregtare të shtetit të Kosovës në kuadër të shërbimit diplomatik e konsullor.
Shteti i Kosovës tani është duke e ndërtuar shërbimin diplomatik e konsullor. Ka nevojë për një numër të madh Ambasadorësh, Konsujsh e anëtarësh tjerë të shërbimit diplomatik e konsullor. Programi i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë ju mundëson studentëve të arrijnë përgatitjen e duhur profesionale dhe praktike për të punuar në këto pozita.
Kolegji VICTORY është i vetmi në Kosovë që ju ofron këto dy drejtime!